Organizatat jofitimprurëse që deklarojnë të dhëna të pavërteta apo nuk deklarojnë ndryshimet e të dhënave do të gjobiten me 60 mijë lekë”. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet ligjore, që sipas relacionit shoqërues adresojnë problematikat e konstatuara nga Gjykata Kushtetuese në një vendim të vitit 2023.
Përmes këtij vendimi, kjo gjykatë ka shfuqizuar detyrimin e organizatave jofitimprurëse për t’u regjistruar, kompetencën e kancelarit për të shqyrtuar regjistrimet e tjera, si dhe masat administrative për shkeljet sipas ligjit.
Sipas relacionit shoqërues, për përcaktimin e gjobës prej 60 mijë lekësh është mbajtur në konsideratë masa administrative që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” për të njëjta shkelje, që lidhen me deklarimet e pavërteta apo mosdeklarimin e tyre.
https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_832_03.04.2025-Projektligji-.docx
https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_832_07.04.2025-Relacioni-shpjegues-OJF.doc