Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve. Ministritë, jo më autoritete kontraktore

Ministritë e linjës nuk mund të jenë më autoritete kontraktore në një koncesion apo partenritet publik privat. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Invoacionit ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj tërësisht të ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që parashikon disa shtesa apo ndryshime nga ligji aktual.  Sipas draftit do të jenë institucionet kushtetuese, institucionet e pavarura, institucionet e tjera qendrore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendor apo çdo ent  i themeluar për të ndjekur një interes të përgjithshëm dhe me karakter joekonomik apo tregtar. Ndërkohë që, ligji aktual përcakton si Autoritetet kontraktuese ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Një ndryshim tjetër lidhet me propozimet e pakërkuara, ku sipas ligjit aktual kompani private propozuede shpërblehet me deri në 10% bonus të pikëve totale të garës, gjatë procedurës konkurruese. Darfti i nxjerrë për konsultim nuk e ka këtë parashikim, ndërsa specifikon se nuk do të pranohen propozimet e pakërkuara, të shoqëruara me studim në formë minimale.

Gjithahstu, parashikohen ndryshime mbi zhvillimin e studimit të fizibilitetit, duke hequr ndër të tjera kufizimin prej 60 ditësh nga krijimi i komisionit i dhënies së koncesionit/PPP-së që ka ligji aktual.  Po ashtu, përcaktohet se do të ketë një kufi monetar të vlerës së koncesionit. Ky kufi do caktohet me vendim qeverie.

 

https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_833_ligji-per-partneritetin-publik-privat-per-konsultim.pdf

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha