Rreth 2 muaj më parë, u prezantua plani i ri i zhvillimit për transformimin e zonës së ish-kombinatit Metalurgjik në qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për këtë qëllim, ku ngarkon Koroporatën e Investimeve Shqiptare me detyra të posaçme për identifikimin, konsolidimin dhe zhvillimin e pronës shtetërore në zonë industrial. Ky vendim synon të krijojë bazat për realizimin e projekteve strategjike të investimit në këtë zonë me potencial të lartë industrial.
Korporata e Investimeve Shqiptare, do të ndërmarrë të gjithë masat për konsolidimin e pronës shtetërore, duke përfshirë bashkëpunimin me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, shoqëritë shtetërore dhe subjektet private për sqarimin e statusit juridik të pronave.
Paralelisht, do të hartohet një plan i detajuar qendror zhvillimi dhe një projekt konkret për zhvillimin e zonës, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.