Qeveria do të ketë një Qendër Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike.
Në “Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030”, të hedhur për konsultim publik, cili është një dokument i rëndësishëm që përcakton drejtimet strategjike për zhvillimin dhe forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri, planifikohet krijimi i Qendrës Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike (QKESK) si një qendër inovative për kërkim dhe zhvillim teknologjik.
Qendra do të mundësojë bashkëpunimin e ngushtë mes akademisë, qendrave kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe institucioneve publike e private si dhe do të nxisë kërkimin shkencor, identifikimin e talenteve dhe trajnimin e tyre me teknologjitë më të avancuara.
https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_834_StrategjiaKombetare.pdf
https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_834_PlaniVeprimit.pdf