Banka Shqiptare e Zhvillimit, Qeveria vendos Ministrinë e Financave si aksionar të parë

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të varet nga Ministria e Financave. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit  vendimin për caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”.

Sipas vendimit, Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të kësaj banke dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.

Vendimi: 

CAKTIMIN E MINISTRISË SË FINANCAVE SI PËRFAQËSUESE TË SHTETIT SHQIPTAR NË CILËSINË E AKSIONARIT TË PARË TË SHOQËRISË “BANKA SHQIPTARE E ZHVILLIMIT”, SH.A.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 6, të ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese të shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.

  2. Ministria e Financave përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.

  3. Ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme, në zbatim të ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”.

  4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe shoqëria “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

https://www.kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-19-qershor-2025/

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha