Kodi Penal në konsultim publik, ashpërsohen masat për ata që shkelin ligjin

Qeveria ka hedhur për konsultim publik Kodin Penal, draftin që ka pësuar ndryshime të shpeshta në dhjetë vitet e fundit. Në tërësinë e tij, dokumenti parashikon një ashpërsim të penaliteteve deri në burgim për shkelje të ndryshme, një frymë për të cilën edhe është kritikuar nga një pjesë e ekspertëve dhe grupeve të interesit.

Kodi Penal, si një prej ligjeve themelore të çdo vendi, ka rëndësi tepër të veçantë, pasi është në mënyrë të drejtpërdrejtë refleksion i shkallës së demokracisë së një vendi dhe tregues i nivelit të shoqërisë së tij . Ai duhet të përmbushë dy detyra kryesore: mbrojtjen e shoqërisë nga sjelljet kriminale që cenojnë paqen, harmoninë dhe prosperitetin e shoqërisë dhe anëtarëve të saj dhe nga ana tjetër, garantimin e çdo individi nga abuzimi eventual gjatë zbatimit në praktikë.

 

https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_867_Drafti-i-Kodit-Penal.docx

https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_867_Relacion-shoqerues-draft-kodi-penal.docx

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha