Rregulla të reja për deklarimin e faturave, ndryshon ligji “Për fiskalizimin”

Ligji për fiskalizimin do të pësojë ndryshime, që synojnë të rrisin kontrollin dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve.

Konkretisht, ndryshimet në projektligjin për “Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, depozituar për diskutim në komisionet parlamentare,  synojnë të saktësojnë nivelin e identifikimit dhe të gjurmueshmërisë së transaksioneve, duke kërkuar që faturat e shitjeve në rastin e eksportimit të mallrave, kur blerësi është individ, përveçse emrit, mbiemrit dhe adresës, të përfshijë edhe numrin personal të identifikimit (ID) të blerësit. Qëllimi në këtë rast është saktësimi i identifikimit të blerësve të huaj.

Përfshirja e numrit personal të identifikimit (ID) në faturë siguron identifikim të qartë dhe unik të individit, shmang pasaktësitë në procesin e raportimit, si dhe lehtëson verifikimin nga autoritetet tatimore e doganore në rastet e kontrolleve apo hetimeve të mëvonshme.

 

https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/202511141238354803RELACION%20-%20NDRYSHIME%2087%20-%20FATURA.pdf

https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/202511141238353602NDRYSHIME%2087%20-%20FATURA.pdf

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha