Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik Planin Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036, një dokument strategjik afatgjatë që synon të rrisë përballueshmërinë e vendit ndaj rreziqeve klimatike dhe të orientojë investimet publike e private drejt përshtatjes. Dokumenti shoqërues i planit tregon për herë të parë vlerësimin e plotë të kostove dhe boshllëqeve financiare që kërkohen për zbatimin e 66 masave prioritare në shtatë sektorë të ekonomisë.
Sipas vlerësimit, zbatimi i masave të planifikuara kërkon një buxhet të përgjithshëm prej rreth 9.8 mld USD, deri në vitin 2036. Investimet më të larta janë të përqendruara në zhvillimin urban, pyjet, transportin dhe energjinë, sektorë që përballen me rreziqet më të larta nga përmbytjet, thatësira, degradimi i tokës dhe ndikimet e fenomeneve ekstreme të motit. Vetëm masa për zhvillimin urban llogariten në mbi 2.7 mld USD, ndërsa sektori i pyjeve kërkon rreth 2.1 mld USD, duke reflektuar shkallën e degradimit dhe kostot e restaurimit ekologjik.
https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_897_Relacion.doc

