Shqipëria do të ketë një ligj të ri për kriptomonedhat. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për tregjet e kripto-aseteve”. Baza e re ligjore zëvendëson atë të vitit 2020 “Për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” (printscreen) e cila nuk u bë kurrë e zbatueshme.
Projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kripto-aseteve dhe tokenave të parasë elektronike si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kripto-aseteve të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferta, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kripto-asetesh.
https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_899_Pligj-Per-Tregjet-e-Kripto-Aseteve.docx

