Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Pavarësisht kundërshtive të institucioneve financiare ndërkombëtare, si FMN, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Paqen Fiskale të qeverisë. Në faqen zyrtare të Presidencës janë publikuar dekretet e paketës fiskale 2026, pjesë e të cilave është edhe nisma ligjore që mundësonë faljen e borxheve të tjera të bizneseve dhe një pjese të detyrimeve të reja.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, D E K R E T O J: Shpalljen e ligjit nr. 86/2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë””, theksohet në dekretin e parë.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, D E K R E T O J: Shpalljen e ligjit nr. 84/2025, “Për marrëveshjen e paqes fiskale””, theksohet në dekretin e dytë.

Pas këtij hapi, Paqja Fiskale hyn në fuqi, duke favorizuar të gjitha bizneset që nuk kanë qenë korrekt me ligjin. Paralelisht me të, edhe ligjet e tjera të Paketës Fiskale 2026.

 

https://president.al/presidenti-begaj-dekreton-shpallje-ligji-nr-86-2025/

https://president.al/presidenti-begaj-dekreton-shpallje-ligji-nr-84-2025/

https://president.al/presidenti-begaj-dekreton-shpallje-ligji-nr-82-2025/

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha