Qeveria ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe modelin e aktit të kalimit në pronësi. Pra e thënë ndryshe, përfitues janë ata qytetarët që kanë ndërtuar dhe kanë në përdorim një tokë që konsiderohet si tokë shtet.
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, parashikon se procedurat administrative të kalimit të pronësisë do të kryhen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës edhe kur ndërtesa është e dëmtuar, për sa kohë që ajo është e pasqyruar në regjistrat kadastralë.
https://qbz.gov.al/eli/fz/2026/14/1c0b15d9-b015-4f0b-8388-cf8a33128551

