Qeveria ka miratuar zonat me zhvillim prioritar për Paketën e Maleve. Sipas vendimeve përkatëse, në këto zona janë të përcaktuara kriteret për zhvillim me përparësi të agroturizmit po rata mirëpresin edhe invesyime të tjera për zhvillim ekonomik, zhvillim industrial dhe zhvillim turistik.
Në vendimet e kaluara janë miratuar:
44 zona zhvillimi për Bashkinë e Beratit
5 zona zhvillimi për Bashkinë Dimal
3 zona zhvillimi për Bashkinë e Durrësit
18 zona zhvillimi për Bashkinë Himarë
9 zona zhvillimi për Bashkinë Kavajë
10 zona zhvillimi për Bashkinë Librazhd
7 zona zhvillimi për Bashkinë Mirditë
3 zona zhvillimi për BAshkinë Rrogozhinë dhe
4 zona zhvillimi për BAshkinë e Vlorës.

