Botohet në Fletoren Zyrtare dokumenti i politikave “Shqipëria 2030”. Ja si ndahet “torta” e 114 projekteve me 7.38 miliardë euro

Është botuar në Fletoren Zyrtare “Dokumenti i Politikave Prioritare”, që përbën paketën e projekteve, që do të finalizojnë qëllimin madhor të kabinetit “Rama 4”, të cilësuar si “Shqipëria 2030”.

Nga ekonomia, te transporti dhe energjia, janë në total 114 projekte prioritare, në të gjitha fushat me rëndësi për vendin, që parashikohet të zbatohen përgjatë viteve 2027-2029. Me një vlerë totale në rreth 7.38 miliardë euro, Dokumenti i Politikave Prioritare, i publikuar në Fletoren Zyrtare, zbulon hartën e rrugës financiare dhe strategjike, me fokusin kryesor tek infrastruktura, ku do të investohet shuma më e madhe.

I orientuar drejt ndërlidhjes rajonale, transporti është sektori që do të thithë investimet më të mëdha nga fondi i parashikuar për arritjen e objektivit “Shqipëria 2030”. Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë konsiderohet projekti më strategjik i dekadës, me një kosto prek 750 milionë eurosh, dhe synon të lidhë dy ekonomitë shqiptare në një linjë moderne.

 

https://qbz.gov.al/eli/fz/2026/58/e4121fc3-611a-43f1-8932-fa6f200ffc5c

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha