Bizneset me detyrime të papaguara në dogana pritet të kenë një kufi maksimal për kamatvonesat që mund t’u ngarkohen. Projektligji i ri për ndryshimin e Kodit Doganor, që është hedhur për konsultim publik, parashikon që shuma e kamatvonesës nuk mund të jetë më e lartë se vetë detyrimi i importit ose eksportit mbi të cilin ajo llogaritet.
Ky është një nga ndryshimet me ndikimin më të drejtpërdrejtë financiar për bizneset në paketën e re ligjore. Në relacionin shoqërues, Ministria e Financave argumenton se vendosja e këtij tavani synon të lehtësojë pagesën e borxhit për debitorët dhe të krijojë një nxitje që borxhi doganor të shlyhet.
Ndryshimi nuk do të ketë efekt prapaveprues për çdo detyrim ekzistues. Projektligji përcakton se neni që vendos kufirin e kamatvonesës do të zbatohet për vendimet që autoritetet doganore marrin pas hyrjes në fuqi të ligjit.
https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_1049_01.09.26-Projektligj-KOD-Doganor.docx

