Fotovoltaikët, qeveria miraton ndërtimin e një impianti 128MW në Fier

Qeveria miratoi në mbledhjen e saj këtë të premte ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Sheq-Marinas në Fier nga shoqëria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k. Impianti me një kapacitet të instaluar 128 MW do të operojë si një prodhues i pavarur duke shitur energji në treg të lirë.

Sipas vendimit të qeverisë afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.  Ndërkohë afati i operimit: 49 vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Sipas vendimit subjekti është i detyruar që t’i japë shtetit 2 për qind të energjisë së prodhuar ose vlerën e barazvlefshme në lekë.

 

 

https://www.kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-6-shkurt-2026/

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha