Ndryshon ligji “Për arkivat”, ja cfarë ndodh me drejtuesin dhe varësinë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pritet të mos jetë më në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrisë. Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për arkivat”, duke parashikuar që institucioni të kalojë në varësi të ministrit përgjegjës për kulturën.
Sipas relacionit shpjegues, ky ndryshim vjen në vijim të rekomandimeve të raportit të SiGMA-s për forcimin e qendrës së qeverisjes në Shqipëri. Raporti ka evidentuar se aktualisht 26 autoritete dhe agjenci raportojnë drejtpërdrejt te Zyra e Kryeministrit, duke e konsideruar strukturën administrative si të centralizuar.

 

https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_933_Projektligj_per-DPA.pdf

https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_933_RELACION-DPA.pdf

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha