Integrimi në BE, ligj i ri për njohjen e kualifikimeve profesionale

Shqipëria do të zbatojë rregullat e Bashkimit Europian në njohjen e kualifikimeve profesionale. Ministria e Arsimit ka hedhur për konsultim një projektligj që synon të vendosë në Shqipëri regjimin e BE-së për njohjen e kualifikimeve profesionale, duke përcaktuar rregulla për profesionistët e kualifikuar në BE, Zonën Ekonomike Europiane dhe Zvicër, si dhe për shqiptarët që kërkojnë të ushtrojnë profesionin në këto vende.

Drafti e përcakton si qëllim “mundësimin e lëvizjes së lirë dhe lirisë së ofrimit të shërbimeve” për profesionistët e kualifikuar, si në drejtim të Shqipërisë, ashtu edhe nga Shqipëria drejt vendeve europiane.

Ndryshimi është pjesë e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me Direktivën 2005/36/KE për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe Direktivën 2018/958 për testin e proporcionalitetit.

Sipas relacionit të ministrisë, legjislacioni aktual nuk ofron ende një regjim të plotë të përafruar me BE-në, duke krijuar “pengesë për mobilitetin e profesionistëve, burokraci për njohjen e diplomave dhe certifikatave”, si dhe pasiguri juridike për bizneset dhe institucionet arsimore.

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_1038_Relacioni-per-P-Ligjin-p-r-Njohjen-e-kualifikimeve-profesionale.pdf

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_1038_Projektligji.pdf

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha