Cilat janë reformat ekonomike në 3 vitet e ardhshëm? Publikohet dokumenti

Qeveria do të vijojë thellimin e reformave të nisura në kuadër të Planit të Rritjes edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Në programin e reformave ekonomike 2026-2028 të publikuar për konsultim publik, Agjenda e Reformave përfshin ndërhyrje ne 5 shtylla kryesore, klima e biznesit, zhvillimi i kapitalit njerëzor, transformimi dixhital, tranzicioni energjetik dhe sundimi i ligjit.

Shtylla e reformave të Klimës së Biznesit dhe Rritja Ekonomike, përqendrohet në modernizimin e marrëdhënies midis bizneseve dhe qeverisë, reduktimin e barrierave administrative dhe krijimin e kushteve të favorshme për rritjen e investimeve dhe produktivitetit. Në këtë shtyllë parashikohen reforma në administratën tatimore, transparencë dhe efiçencë të shërbimeve kadastrale, të drejtat e qarta të pronës dhe sistemet efiçente të regjistrimit.

Reformat në kuadrin e investimeve, veçanërisht ato që synojnë tërheqjen e investimeve të huaja direkte, përfaqësojnë një qasje të sofistikuar për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion më konkurrues për kapitalin ndërkombëtar. Këto reforma përfshijnë jo vetëm procedura të thjeshtuara dhe mbrojtje të përmirësuara të investitorëve, por edhe përmirësime themelore në promovimin e investimeve dhe shërbimet e kujdesit pas investimit.

 

https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_902_Programi-i-Reformave-Ekonomike-2026-2028-(002).docx

https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_902_Pvkm-ERP-2026-28.docx

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha