Qeveria ka krijuar Kadastrën Fiskale. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Objekti i këtij vendimi është krijimi i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)” dhe përcaktimi i autoritetit përgjegjës për administrimin e saj. Gjithashtu, synohet përcaktimi i të dhënave të nevojshme për administrimin e taksës mbi ndërtesën, si dhe i rregullave për mbledhjen e menaxhimin e tyre.

