Ligji i ri për energjinë, ndryshimet që garantojnë një treg konkurrues

Qëllimi i projektligjit “Për sektorin e energjisë elektrike” është garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurtë me energji elektrike të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit dhe nevoja për të integruar tregun shqiptar të energjisë elektrike me tregjet e tjera rajonale të energjisë elektrike dhe tregun e integruar evropian të energjisë elektrike.

Nisma e projektligjit ndërmerret edhe në bazë të kushteve dhe detyrimeve që Republika e Shqipërisë (“Shqipëria”) duhet të përmbushë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (“MSA”) për përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të Bashkimi Evropian.

 

 

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_963_Relacioni-shoqerues.docx

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_963_Ligji-per-sektorin-e-enegjerise–ripunuar.docx

 

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha