Rregulla të reja për gjuetinë, del projektvendimi që përcakton dokumentacionin, afatet dhe procedurat

Rregulla të reja për përcaktimin e zonave që do të përdoren për gjueti. Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektvendimin e ri. Dokumenti ka për qëllim krijimin e një kuadri të plotë dhe të qartë rregullator për përcaktimin e dokumentacionit, afateve dhe procedurave që ndiqen në procesin e konkurrimit publik për dhënien me qira të zonave të gjuetisë, mbarështimit dhe ripopullimit të faunës së egër. Nëpërmjet këtij akti synohet të standardizohet dhe të unifikohet praktika administrative në nivel vendor, duke siguruar që procesi i përzgjedhjes së subjekteve për menaxhimin e këtyre zonave të zhvillohet në mënyrë transparente, të drejtë dhe konkurruese.

Konkretisht, ligji nr. 89/2025 “Për Gjuetinë”, parashikon rregullat dhe kërkesat për zhvillimin e gjuetisë së qëndrueshme, si një veprimtari tradicionale, sportive, çlodhëse, si edhe rregullat për monitorim dhe kontroll për të garantuar që parimet për gjuetinë të zbatohen nëpërmjet institucioneve përgjegjëse duke mbrojtur  faunën e egër dhe ruajtjen e biodiversitetit. Në këtë kuadër, projektvendimi vjen si një akt në zbatim të këtij ligji, duke detajuar procedurat dhe mekanizmat konkret për administrimin e zonave të gjuetisë.

 

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_970_Relacioni—P-R-P-RCAKTIMIN-E-DOKUMENTACIONIT–AFATEVE-DHE-PROCEDUR-S-S–KONKURRIMIT-P-R-DH-NIEN-ME-QIRA-T–ZON-S-S–GJUETIS—MBAR-SHTIMIT-DHE-(1)—Copy.docx

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_970_Projektvendimi-(2).docx

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha