Qeveria miratoi disa ndryshime të rëndësishme në tre ligje të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, konkretisht në “Për shërbimet e pagesave”, në ligjin “Për sistemin e pagesave”, si edhe ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”.
Këto ndryshime sjellin përfitime konkrete edhe për qytetarët dhe biznesin, përmes reduktimit të kostove të shërbimeve financiare, rritjes së sigurisë dhe efikasitetit të sistemit financiar; forcimit të mbrojtjes së konsumatorëve dhe nxitjes së konkurrencës dhe inovacionit në treg. Ai theksoi se kjo paketë projektligjesh do të shërbejë, si për zhvillimin e tregut financiar, ashtu edhe për transformimin e mëtejshëm të ekonomisë.

