Shoqëri Shtetërore për Pyjet. Është kjo formula e re me anë të së cilës, qeveria do të përpiqet të menaxhojë pyjet, duke parandaluar zjarret dhe prerjet e tyre. Ministria e Mjedisit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e shoqërisë shtetërore të pyjeve”.
Kapitali fillestar i propozuar është 50 milionë lekë, ndërsa të ardhurat e kompanisë pritet të vijnë nga shitja e drurit, produkteve jo-drusore, bimëve medicinale dhe hyrja në tregjet globale të krediteve të karbonit.
https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_950_Projektligj-SHSHP-(1).docx
https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_950_RELACIONI-SHSHP-date-31.3.2026.docx

