Nxitja e punësimit, qeveria sjell ligjin e ri me të gjitha ndryshimet

Projektligji “Për nxitjen e punësimit” që qeveria ka hedhur për konsultim publik ka për qëllim përditësimin dhe forcimin e kuadrit ligjor për politikat e punësimit, me synim rritjen e punësueshmërisë së forcës së punës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike të punësimit dhe zgjerimin e instrumenteve aktive të tregut të punës.

Projektligji kontribuon në përmbushjen e angazhimeve të Republikës së Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian, veçanërisht në lidhje me Kapitullin 2 “Lëvizja e lirë e punëtorëve” dhe Kapitullin 19 “Politika sociale dhe punësimi”. Nëpërmjet krijimit të bazës ligjore për funksionimin e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Punësimit (EURES), forcimit të shërbimeve të punësimit, zhvillimit të instrumenteve digjitale dhe zgjerimit të masave aktive të tregut të punës, projektligji synon përafrimin gradual të kuadrit kombëtar me standardet e acquis të Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet ndërhyrjeve të propozuara synohet krijimi i një qasjeje më të integruar dhe efektive për mbështetjen e punëkërkuesve, punëdhënësve dhe grupeve të veçanta, përfshirë të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara, migrantët e kthyer dhe kategoritë e tjera që përballen me barriera në aksesin në tregun e punës.

Gjithashtu, ndryshimet synojnë përshtatjen e legjislacionit kombëtar me zhvillimet e tregut të punës, modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve të punësimit, si dhe forcimin e bashkëpunimit me subjektet e tregut të punës.

 

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_1031_Projektligji-i-nxitjes-se-punesimit.docx

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_1031_Relacion-projektligji-i-nxitjes-se-punesimit.doc

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha