Qeveria po përgatit një riorganizim të politikave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me synimin që bizneset shqiptare të afrohen me standardet e tregut të Bashkimit Europian përpara anëtarësimit të vendit. Ky proces pritet të kërkojë investime të reja nga bizneset në teknologji, aftësi, standarde, certifikime dhe procese më të gjelbra prodhimi, sipas Dokumentit të Politikave për NVM-të 2026-2030.
Dokumenti argumenton se tranzicioni digjital dhe i gjelbër nuk duhet të shihet vetëm si barrë për bizneset, por si pjesë e konkurrueshmërisë së tyre në tregjet europiane.
https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_988_Projektvendim-Dokumenti-Poltik-NMV.docx
https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_988_Relacion-NVM.doc

