Qeveria ndryshon ligjin “Për lejet mjedisore”, rregulla të reja për bizneset

Qeveria ndryshon ligjin “Për lejen mjedisore”. Drafti është hedhur për konsultim publik dhe është hartuar në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.  Sipas relacionit shoqërues, projektligji synon të kalojë nga një qasje tradicionale, e bazuar kryesisht në kontrollin e ndotjes, drejt një qasjeje moderne, parandaluese dhe të bazuar në menaxhimin e integruar të ndikimit në mjedis, në përputhje me parimet themelore të politikës mjedisore të Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër, një nga objektivat kryesore të projektligjit është integrimi i plotë i konceptit të teknikave më të mira të disponueshme (TMD) në procesin e dhënies dhe zbatimit të lejeve në mjedis. Nëpërmjet këtij integrimi synohet që aktivitetet industriale të operojnë duke përdorur teknologjitë dhe praktikat më efikase dhe më të avancuara, duke minimizuar shkarkimet dhe ndikimet negative në mjedis.

 

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_990_PL-lejet-e-mjedisit-10-448-ndyshimet-e-fundit-04.06.2025.docx

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_990_Relacioni-PL-Lejet-e–Mjedisit-04.06.2026.doc

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha